Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk ka dashur të komentojë fjalimin e djeshëm të kryeminsitrit Hashim Thaci, lidhur me hetimet mbi korrupsionin.

Ai vetëm sa tha se, secili institucion duhet të bëjë punën e tij në luftën ndaj korrupsionit.

“Nuk dua të jap asnjë koment, por ne të gjithë duhet të punojmë për ditë më të mira për Kosovën”, ka deklaruar Sejdiu.

Ndërkohë, partitë e opozitës e kanë quajtur daljen e djeshme të kryeministrit Thaci vetëm një performancë artistike.

“Kryeministri ka bërë vetëm një performancë artistike për t’u distancuar nga aferat dhe kolegët e tij ministra. Askush nuk duhet të mashtrohet nga kjo qeveri. Thaci është sinonimi i keqqeverisjes”, ka deklaruar nënkryetari i AAK, Avni Arifi.

Top Channel