Gjiri Lalzit, çel sezonin

09/06/2010 11:05

Eshtë celur zyrtarisht sezoni turistik edhe në Gjirin e Lalzit, një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar.

I pozicionuar rreth 30 km ne veri te qytetit të Durrësit ky plazh synon të ofrojë turizmin përtej kaosit, zhurmave që ofrojnë plazhet e frekuentuara në mënyre masive. Ujërat e Adriatikut, plazhi i paster me rere te imet, gjelberimi i pishave dhe bimesia e pasur, dunat dhe shpendet e kthejne Gjirin ne nje mozaik te mrekullueshem natyror ku nderthuren bukur ndertimet karakteristike turistike.

Investimet per fshatra turistike kane vijuar gjate dekades se fundit dhe deklarohet se se shpejti do te ngrihen edhe dy fshatra te tjere, si dhe nje rrjet i gjere sherbimesh qe do te ofrojne lehtesi, argetim dhe clodhje per te gjithe ata qe do te zgjedhin kete pjese te bregdetit per te pushuar. Edhe rruga qe lidh superstraden me Gjirin e Lalzit eshte rehabilituar dhe ofron nje qarkullim me te mire per te mberritur ne bregdet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta