Elbasan, pranga abuzuesit me të mitur
09/06/2010 18:45
Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar sot një person të akuzuar se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një të mituri.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Mandir Doda, i cili akuzohet se ka dhunuar 6 vjecarin R.K.
Sipas burimeve, arrestimi u krye pas denoncimit të nënës së 6 vjecarit, pas problemeve të shfaqura prej tij.
Burimet shtojnë më tej se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shushicë dhe se fillimisht i mituri nuk u kishte treguar prindërve për dhunimin.
Top Channel