Dodik: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

09/06/2010 16:30

Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se ai nuk do ta japë kurrë pëlqimin e tij që autoritetet e përbashkëta të BeH të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Republika Serbe e Bosnjës mbështet plotësisht integritetin territorial të Serbisë, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, ka pohuar Dodik.

Qëndrimin e tij Dodik ia ka paraqitur përfaqësuesit të OKB-së në Beograd, Andy Gilmour, i cili ka shprehur interesin e tij për situatën në Bosnje dhe Kosovë.

Top Channel