Berisha: Me 1 korrik rrisim pagat

09/06/2010 15:10

Kryeministri Sali Berisha i kushtoi situatës ekonomike vëmendjen kryesore në mbledhjen e qeverisë.

Duke lajmeruar rritjen e pagave dhe pensioneve me 1 korrik për 850 mijë qytetarë, kryeministri Berisha tha se Shqipëria shkon kundra rrymes, qe dikton kriza ekonomike dhe klasifikohet si një nga vendet e pakta në Europë që merr një vendim të tillë, në një kohë kur në vendet e Eurozonës pensionet dhe rrogat janë ngrirë ose janë ulur, duke hequr edhe stimujt financiarë.

Sipas kryeministrit Berisha 3 jane faktoret kryesore qe cojne ne mbajtjen e premtimit per rritjen e pagave dhe pensioneve; pasi krahasuar me 5 muajt e pare te vitit te kaluar eksportet jane rritur me 20 miliarde leke, depozitat bankare jane rritur me 14 perqind, regjistrimi i bizneseve eshte rritur me 28 perqind, ndersa cregjistrimi i tyre eshte 6 perqind me i ulet se viti i kaluar.

“Jane keta tregues, te cilet na shtyne ne te vendosim ne kundra rryme per rritjen e rrogave dhe pensioneve sic i kishim parashikuar. Jane nje seri treguesish qe pergenjeshtrojne ne menyren me bindese te gjithe propaganden e zise dhe ndjellakeqe qe behet sot rreth situates se ekonomise shqiptare”, theksoi Berisha.

Nje tjeter faktor qe vecoi kryeministri si nxites per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte kursimi dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, ku, sipas tij, vetem nga heqja e makinave te zyrtareve jane kursyer rreth 40 milione euro. Por politika e kursimeve do te vazhdoje edhe per gjysmen e dyte te vitit, kur qeveria te kerkoje ne parlament ndryshimin e buxhetit, pasi ka ngrire aktualisht 20 perqind te fondeve per cdo institucion.

“Duhet gjithashtu t’u informoj se kete vit do te shkojme ne parlament per te shkurtuar shpenzimet. Shkurtimet e para dhe me te medha do t’i behen qeverise dhe agjensive te saj, por nga keto shkurtime nuk do te perjashtohet as edhe nje institucion i vetem, ne menyre qe te mbajme nen kontroll te plote dhe total treguesit makro-ekonomike te vendit”, theksoi Berisha.

Duke treguar vemendje te vecante per treguesit e deficitetit buxhetor dhe te borxhit, kryeministri Berisha tha se, 5 vjet me pare, qeveria e gjeti borxhin 72 % te prodhimit te brendshem, ndersa sot vendi ka nje borxh me 59 %. Ndersa deficiti buxhetor sipas kryeministrit kete vit po shkon nen 4 %, kur 5 vjet me pare ishte 7.9 %. Kryeministri permendi keto shifra ne pergjigje te akuzave te opozites se ka rritur borxhin ne menyre marramendese.

“Detyrohem t’i perseris keto, sepse nen moton e keqja jote eshte e mira ime,ne menyren me te papergjegjshme shpifjet dhe trillohet me shifra te paqena. Te deklarosh se eshte rritur me 860% huamarrja, nuk ben gje tjeter vecse genjen 860 here. Kemi nje ligj ne parlament, qe autorizon kete qeveri te marre hua 50 miliarde leke. E verteta eshte se jane marre 16-17 miliarde deri tani”, theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi opoziten te pefitoje nga transparenca financiare e qeverise dhe marre te gjithe treguesit, prej te cileve llogaritet borxhi dhe deficiti buxhetor.

Top Channel