Arrestohet bashkëpunëtori në vrasjen e Gjingjiç

09/06/2010 02:50

Policia kroate ka arrestuar një të dënuar me 30 vjet burgim për bashkëpunim në vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç.

Autoritetet vendase njoftuan ndalimin e Sretko Kaliniç i shpallur në kërkim që prej vitit 2003. Kaliniç u dënua në mungesë disa muaj pas vrasjes së kryeministrit serb Gjingjiç.

Zoran Gjingjiç u ekzekutua më 12 mars të 2003-it në një atentat nga anëtarë të botës së krimit serb.

Top Channel