Policia suedeze ka arrestuar një tjetër shtetas serb, të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e Qyshkut, në vitin 1999 në Kosovë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave 36 vjecari është ndaluar në qytetin e Erbresë, në pjesën qëndrore të Suedisë.

Ndërkohë, një gjykatë suedeze vendosi zgjatjen e paraburgimit për një tjetër serb të arrestuar në muajin prill, edhe ky i akuzuar për masakrën e Qyshkut.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, më 12 mars policia e Serbisë arrestoi nëntë persona, të cilët dyshohet se kanë vrarë 41 banorë të fshatit që ndodhet afër Pejës.

Top Channel