Serbi-Kroaci, nënshkruhet pakti ushtarak
08/06/2010 14:30
Kroacia dhe Serbia, dikur dy vende armike në Ballkan, kanë nënshkruar sot një marrëveshje ushtarake që duket se largon rajonin nga periudha e luftrave të viteve 90.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, të cilët e kanë cilësuar atë si të rëndësishme politikisht dhe profesionalisht.
Marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit ishin përkeqësuar pas njohjes që Kroacia i bëri pavarësisë së Kosovës.
Por së fundmi ato kanë ndryshuar rrugë dhe dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje edhe në fushën kundër krimit të organizuar.
Top Channel