Shqiptarët e Preshevës mund të ngrenë këshillin e tyre. KQZ ka bërë të ditur se rreth 55 për qind e pakicave kanë marrë pjesë në zgjedhjet administrative serbe.

Partia më e mbështetur është ajo e Riza Halimit, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb. Vetë Halimi e ka cilësuar atë si një ngjarje historike votimin nga banorët e Luginës së Preshevës.

“Përshëndes shqiptarët për këtë akt historik. Do punojmë për të zgjidhur problemet e tyre”, ka pohuar Halimi. Përvec shqiptarëve në Luginë janë edhe pakica sllovene e ajo kroate, që kanë votuar përfaqësuesit e tyre.

Top Channel