Kryeredaktori i enciklopedisë së kontestuar maqedonase, Bllazhe Ristovski ka promovuar jashtë vendit veprën e tij, pavarësisht se autoritetet kishin ndaluar shitjen dhe publikimin e mëtejshëm të saj.

Ristovski e ka promovuar enciklopedinë në Ukrainë, në Institutin e Artit, Folklorit dhe Etnografisë, me seli në Kiev.

Akademiku me prirje anti-shqiptare ka deklaruar se nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për promovimin e kësaj vepre.

Ristovski nuk është ndaluar as në pikat kufitare, ku enciklopedia duhet t’i konfiskohej, pasi udhëtimi i tij është mbajtur larg opinionit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA