Ministrat e shkarkuar nga qeveria e Kosovës janë kthyer në kabinetin e Hashim Thacit duke zënë postet e zëvendësministrave.

Kështu, Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër i MTPT-së, Idriz Vehapi zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, ndërsa Naim Fetahu i MAP-së.

Gjithashtu, Thaci ka rikthyer në kabinet Zenun Pajazitin, deri para pak kohësh ministër i Brendshëm, ndërsa tani numri dy i MPMS-së.

Emrat e tjerë që janë zgjedhur për t’u bërë pjesë e qeverisë janë Imri Ahmeti, Arban Abrashi, Xhabir Morina, Dardan Gashi dhe Gani Elshani.

Top Channel