Në Kosovë është themeluar Partia Liberale Malazeze, e cila do të ketë si qëllim përfaqësimin e komunitetit malazez në shtetin e ri dhe integrimin e tij në shoqërinë kosovare.

“Objektivi ynë kryesor do të jetë barazimi i komunitetit malazez me komunitetet e tjera në Kosovë dhe përfshirja e tij në Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi”, thuhet në një komunikatë të subjektit të ri politik.

Në këtë dokument bëhet e ditur gjithashtu zëvendësimi i përfaqësuesit të komunitetit malazez në Këshillin Konsultativ për Komunitete, Sllobodan Vucetic me Snezhana Karaxhic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA