Ministri kosovar i Transporteve, Fatmir Limaj dhe shefi i zyrës së prokurimeve në këtë dikaster, Nexhat Krasniqi, akuzohen se kanë konsumuar pesë vepra penale.

Kështu bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave dy zyrtarët e lartë rrezikojnë të dënohen me shumë vite burgim nëse këto akuza provohen.

Sipas burimeve, akuzat në fjalë janë ngritur pas një kërkese të bërë nga komuna e Gjilanit për kontrollin e Zyrës së Prokurimit të Kuvendit komunal nga gjykata e qarkut në Prishtinë.

Kjo kërkesë u bë pas denoncimit të ish-pronarit të kompanisë “Inter Evropa”, Mehmet Shkodra, i cili u mor në pyetje nga prokurorët e EULEX mbi cështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e disa tenderave.

Top Channel