Zhdoganimi i automjeteve janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash për buxhetin e shtetit, për rrjedhojë, monitorimi i këtij procesi nga strukturat kontrolluese është tepër i rëndësishëm.
Duke marrë rastin e doganës së Durrësit, pika kryesore e kalimit të mallrave në vend, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh në dëme që shkojnë në disa qindra milionë lekë.
Raporti i referohet rasteve të abuzimit të ligjit në vitet 2007-2008, konkretisht për zhdoganimin e automjeteve, ku janë evidentuar procesverbale të shmangies së detyrimit doganor, me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit, deri në 1.3 milionë dollarë.
Janë gjithsej 1150 automjete që kanë shmangur detyrimin, referuar qëllimit, duke u zhdoganuar si mjete me NIPT të përgjithshëm, pra personal dhe jo për arsye tregtare, që në fakt ka ndodhur e kundërta.
Për rastet e konstatuara, KLSH ka kërkuar sqarime nga autoritetet doganore, duke rekomanduar masa ndëshkuese.
Top Channel