Klinikat, gati lista e objekteve të kontrollit

08/06/2010 08:40

Klinikat private, laboratorët, por edhe qendra modeste diagnostikuese, të cilat japin shërbim shëndetësor privat, do të jenë nën vëzhgimin dhe kontrollin e një grupi të posaçëm specialistësh.

Urdhri për ngritjen e një grupi me ekspertë, të cilët do të kryejnë kontrolle të detajuara për mënyrën e dhënies së shërbimit shëndetësor, për stafin që shërben, si dhe për cilësinë e kujdesit ndaj pacientit, i kushtohet sidomos kërkimit për çështje të profesionalizmit.

Urdhri që publikoi ministri i Shëndetësisë ditën e shtunë ka hyrë në fuqi duke nisur nga dje.

Por në fakt, ditën e hënë, nisja e kontrolleve nuk mund të realizohej, ende pa caktuar modalitetet, grupin e posaçëm të specialistëve që do të kryejnë kontrollin dhe detaje të tjera të rëndësishme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, puna e parë që po kryhet është evidentimi i objekteve të kontrollit dhe procedurat se si do të kryhen verifikimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA