Ish-kryeministri maqedonas Lubco Gjeorgjevski parashikon se nëse nuk zgjidhet shpejt çështja e emrit të ri të Maqedonisë, brenda vitit vendi mund të përfshihet nga zgjedhjet e parakohshme.

Kriza qeverisëse, sipas tij, mund do të shkaktohet nga partia e shqiptarëve në koalicion.

Sipas tij, BDI-ja mund ta braktisë qeverinë duke shkaktuar krizë politike.

“Jam krejtësisht i bindur. Të vetmit që do çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme ajo është vetëm një parti, BDI-ja”, tha Gjeorgjevski.

PDSH vlerëson se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme pasi pushteti aktual nuk ka kapacitetet për zgjidhjen e problemeve me minoritetin.

Top Channel