Bizneset, borxh 2 miliardë lekë

08/06/2010 08:30

Nga kontrolli i ushtruar në  dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Zyra e Borxhit Doganor, si dhe të dhënave të pasqyruara në bilanc, rezulton se në këtë degë doganore, deri në 30.12.2006 janë gjithsej 180 subjekte debitore, me vlerë 2,179,291,707 lekë.

Në vitin 2007, borxhi është rritur ndaj gjendjes në fund të vitit 2006 në shumën 16,258,317 lekë, duke arritur në shumën 2,195,550, 024 lekë.

Në vitin 2008 e krahasuar kjo me fundin e vitit 2007 ka një ulje të borxhit në vlerën 31,491,344 lekë.

Pra, e analizuar sipas viteve për periudhën nga 01.01.2007 deri më 30.12.2008 borxhi doganor është shtuar në vitin 2007 në 13.5 për qind dhe në vitin 2008 është pakësuar në vlerën 6.9 për qind.

Por e krahasuar sipas viteve, ka një lëvizje të vogël të borxhit nga viti 2007 deri në vitin 2008, ka një ulje të papërfillshme ose 0.07 për qind pavarësisht nga vlera 15,233,027 lekë, e llogaritur sipas viteve përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA