Komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i garantuar, duke qenë se ajo është pjesë e Marrëveshjes së Kumanovës.

Në një intervistë për një radio kosovare, gjenerali ka dhënë garancinë e tij se nuk do të ketë kurrë ndarje të Kosovës.

Ndërsa duke komentuar situatën në shtetin e ri, Bentler ka theksuar se siguria është ende e brishtë, ndërkohë që përsa i përket veriut ka nënvizuar se situata atje është më tepër një proces politik sesa ushtarak.

Më tej, kreu i KFOR ka vlerësuar rritjen e kapaciteteve të strukturave kosovare të sigurisë, konkretisht Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

Top Channel