Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker ka shprehur edhe njëherë shpresën e tij se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë së shpejti një zgjidhje për kontestin e emrit.

“Qëllimet dhe shpresat tona janë shumë të qarta. Qëllimi ynë është që zgjidhja për kontestin e emrit të arrihet në një kohë të shpejtë”, ka pohuar Reeker.

Diplomati amerikan ka theksuar se zgjidhja është e mundshme dhe ka bërë thirrje që problemi të mos bëhet më i vështirë nga sa është.

Reeker ka shtuar më tej se zgjidhja e kontestit do të sigurojë një të ardhme më të mirë si për Maqedoninë, ashtu edhe për Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA