Sllovenia e sheh të ardhmen e Kosovës në familjen evropiane dhe do ta ndihmojë shtetin e ri në këtë drejtim.

Kështu thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga qeveria sllovene, në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm Samuel Zbogar në Prishtinë.

Zbogar do të vizitojë kryeqytetin kosovar ditën e mërkurë, ku me homologun Skënder Hyseni do të bisedojë mbi bashkëpunimin dypalësh dhe gjëndjen në rajon.

Theksi në vecanti do të vihet tek reformat që duhet të ndërmarrë shteti i Kosovës dhe tek cështjet e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA