Shkup, korrupsioni në arsim
07/06/2010 09:25
Qeveria në Shkup është e shqetësuar për nivelin e korrupsionit në fushën e arsimit. Për të luftuar këtë fenomen, nisi ngritja e zyrave kundër marrjes së rryshfetit.
E para e këtij lloji u hap sot në Ministrinë e Arsimit, ndërsa parashikohet hapja e tyre në të gjitha universitetet e vendit.
“Duam që të zvogëlojmë së më shumë të jetë e mundur perceptimin e korrupsionit për arsimin”, është shprehur një përfaqësues i ministrisë.
Në këtë projekt është parashikuar edhe formimi i një komisioni të posaçëm për verifikimin e diplomave të marra jashtë vendit.
Top Channel