Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillojnë të enjten dhe të premten në Bruksel bisedime mbi mundësinë e reduktimit të trupave në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, i cili ka saktësuar se plani është që trupat e NATO-s të kthehen në një forcë më të vogël.

Ndër të tjera Rasmussen ka vlerësuar se Kosova po ecën në drejtimin e duhur dhe ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në NATO.

“Kosova po shkon në drejtimin e duhur, pavarësisht ngjarjeve të fundit. Qëllimi ynë duhet të jetë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit në NATO”, ka pohuar Rasmussen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA