Pranga autorëve të vrasjes në Mamurras

07/06/2010 21:00

Janë arrestuar pasditen e sotme autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Mamurras.

Burime policore lokale konfirmojnë se në pranga kanë rënë dy kushërinjtë Glamantin dhe Bledar Preci.

Sipas burimeve, bashkë me ta janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e dy autorëve të krimit.

Burimet saktësojnë më tej se dy të ndaluarit janë shtetasit Rudolf Ndoci dhe Eni Kallamani.

Dy kushërinjtë Glamantin dhe Bledar Preci vranë me kallashnikov shtetasit Ersid Rama dhe Albert Seiti, 23 dhe 24 vjec, për shkak të një vajze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA