Pogradec, dorëzohet 80 vjecari i armatosur

07/06/2010 17:55

Negociatorët e RENEA-s kanë mundur të bindin një 80 vjecar të dorëzohet në Pogradec, pasi për gjashtë orë me rradhë ai kërcënonte policinë lokale me arme.

Rexhep Karaji u rrethua paraditen e së hënës nga policia vendase në banesën e tij, pasi kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij 72 vjecare, Fetije Karaji.

Pasi ka qëlluar gruan e tij dhe ka kujtuar se e ka vrarë atë, 80 vjecari është mbyllyr në shtëpinë e tij dhe nuk i dorëzohej policisë, duke shkaktuar panik tek banorët e lagjes së tij.

72 vjecarja është shoqëruar për në spital me urgjencë, ku ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Pasi nuk ka mundur dot të zgjidhë situatën, policia vendase ka thirrur në ndihmë RENEA-n, e cila ka marrë përsipër zgjidhjen e situatës, që tronditi qytetin liqenor për disa orë me rradhë.

RENEA ka rrethuar lagjen, ndërsa negociatorët e saj bënë të mundur ta bindin 80 vjecarin Karaji, një ish-ushtarak, të dorëzohej pa qenë nevoja e përdorimit të armëve, edhe pse rreziku nga i moshuari ka qenë i lartë.

80 vjecari u shoqërua në komisariatin e Pogradecit për të dhënë shpjegime të mëtejshme për ngjarjen dhe për plagosjen e rëndë të gruas së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA