Pinari, akuza ushtarakëve

07/06/2010 16:10

Ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari ndryshon qëndrim për cështjen e tragjedisë së Gërdecit.

Pas dëshmisë së tij të parë kur fajësoi Ministrinë e Mbrojtjes, duke thene se MEICO ishte nën varësine e këtij dikasteri dhe zbatonte urdhërat e tij, Ylli Pinari drejton gishtin e akuzes ndaj ish-ushtarakeve te larte.

Ylli Pinari foli me tone te ashpra ndaj komandes se Forcave te Bashkuara dhe komandes se Forcave Ajrore. Ai tha se eshte per te ardhur keq kur ushtarake te larte apo gjenerale e kolonele, jo vetem nuk i kane zbatuar urdherat e ministrit, por injorojne faktin para gjykates duke u shprehur se nuk mbajne mend apo nuk jam njohur me urdherin.

Duke sulmuar komanden ushtarake Pinari tha se nuk ka patur asnje privilegj per MEICO-n perfshirë ketu edhe Gerdecin. Ne repartet e ketyre forcave nuk mund te futeshe e aq me pak te ushtroje aktivitet pa urdher te komandes. Duke ju referuar urdherit te shume diskutuar numer 550 Pinari sqaroi se piken kater te tij flitet per Gerdecin qe eshte nen administrim te Komandes se Forcave te Bashkuara .

I pandehuri kerkoi ekspertize per draftin e MEICO-s dhe urdherin e Mediut numer 550, qe sipas tij eshte permbysur teresisht nga komanda ushtarake, e cila sipas Pinarit veprimet i kane bere ne kundershtim te tyre.Pinari hodhi poshte deshmite e meparshme te ushtarakeve qe dolen ne mbrojtje te kolegeve te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA