Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka ndikuar edhe në negociatat për cështjen e emrit.

“Problemet e tyre të brendshme, si ai në sferën ekonomike, mund të kenë ndikim tek gatishmëria e grekëve për të komunikuar me ndërmjetësin Metju Nimic”, ka pohuar Milloshoski.

Ai ka shtuar se kontaktet e Shkupit me negociatorin e OKB-së janë të shpeshta, ndërkohë që pala greke sipas tij nuk ka treguar shumë gatishmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA