Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni ka kërkuar nga kryeprokurori i vendit hetim të ngjarjes së Radushës, ku policia maqedonase vrau 4 shqiptare.

Këshilli i ka lënë prokurorit të përgjithshëm vetëm 7 ditë afat për të nisur hetimet.

“Nëse nuk fillon hetimi familjarët e viktimave do të depozitojnë padi për të zbardhur vrasjen e 4 shqiptarëve”, ka deklaruar aktivistja Teuta Kamberi Llalla.

Partitë e bllokut opozitar kanë kërkuar gjithashtu hetim për rastin, gjë që është kundërshtuar nga qeveria, që e ka cilësuar atë si një kërkesë joserioze.

Popullsia shqiptare në Maqedoni vlerëson se ngjarja në Radushë ka qenë një incident i inskenuar nga qeveria për të vrarë shqiptarët.

Top Channel