Paga mesatare në Kosovë gjatë muajit të tretë të këtij viti ka arritur në 272 euro, njoftoi Enti i Statistikave i Kosovës.

Sipas të dhënave statistikore, pagën mesatare prej 272 eurosh e marrin 75.886 të punësuar.

Të dhënat zyrtare nga vendet e rajonit tregojnë se Kosova mund të krahasohet për nivelin e pagave vetëm me Shqipërinë, ku paga mesatare është 242 euro.

Qytetarët e vendeve të tjera ballkanase paguhen dukshëm më shumë se ata kosovarë.

Top Channel