Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë nesër për vazhdimin e mandatit të misionit EULEX në Kosovë deri në vitin 2012.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në një seancë të posacme që do të mbahet të martën, shefi i ICO-së Piter Feith dhe ai i EULEX-it Iv de Kermabon, do të raportojnë për situatën në Kosovë.

KiE ka rikonfirmuar se qëllimi kryesor i misionit EULEX mbetet sundimi i ligjit në Kosovë dhe ofrimi i ndihmës për autoritetet kosovare në këtë drejtim.

Mandati i misionit evropian filloi më 4 shkurt të vitit 2008 dhe skadon më 31 gusht të vitit 2010. Përparësi e tij janë forcimi i policisë, gjyqësorit dhe doganave.

Top Channel