Rritja e pagës bazë nga 900 në 1500 euro nuk ishte e mjaftueshme për deputetët e Kosovës, të cilët i kanë shtuar privilegjet vetes.

Tani ata gëzojnë edhe privilegjin për të dalë në pension në moshën 50 vjecare, ndryshe nga punonjësit e tjerë të sektorit publik që dalin në moshën 65 vjec.

Kryetari i komisionit për legjislacion, Bari Hyseni shpjegon arsyet përse është marrë ky vendim.

“Ne kemi një përjashtim që kur një deputet duhet të shkojë, atëherë mund ta shfrytëzojë pensionin për të mbajtur familjen e tij edhe në moshën 50 vjecare. Kjo, nëse ai humb mundësinë për të gjetur punë tjetër”, ka sqaruar Hyseni.

Disa prej deputetëve të Parlamentit të Kosovës japin gjithashtu mësim në disa universitete private, ku paguhen me shifra të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA