Imuniteti, Berisha kërkron konsensusin e PS
07/06/2010 19:40
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha iu rikthye cështjes së imuniteteve, duke i kërkuar Partisë Socialiste të votojnë me konsensus kufizimin e imunitetit të deputetëve për akuzën e korrupsionit.
Kryeministri Berisha tha se Partia Demokratike është e gatshme në cdo kohë të kalojë vendimin me 3/5 e votave, sic ka sugjeruar Komisioni i Venecias disa vjet më parë, ose të ndryshojë Kushtetutën bashkë me Partinë Socialiste, nëse opozita mendon se kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë cështje.
Sipas kryeministrit, heqja e imunitetit të deputetëve dhe ministrave do të ndihmonte vendin në luftën kundër korrupsionit.
Top Channel