Grupi i PD-së do të padisë deputetin Doshi

07/06/2010 15:15

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të kryejë nesër për herë të parë gjatë këtyre 20 vjetëve demokraci, kallëzimin penal kundër një anëtari të Kuvendit të Shqipërise.

Behet fjale per dorezimin ne prokurori te kallezimit penal ndaj deputetit te Partise Socialiste Tom Doshi, i cili akuzohet nga grupi parlamentar i Partise Demokratike se ka kanosur me jete per shkak te detyres, deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Kallezimi penal i referohet seances se dates 24 maj, kur sipas demokrateve, deputeti Tom Doshi, kercenoi me jete zotin Strazimiri, ndersa ky po mbante nje fjalim, ku nuk u artikuluan fjale fyese ndaj asnje deputeti te opozites. Grupi parlamentar i Partise Demokratike thote se bashke me kallezimin penal do t’i vere ne dispozicion prokurorise edhe pamjet, ku shihet dhe degjohet kanosja me jete qe deputeti socialist Tom Doshi i beri deputeti demokrat Gent Strazimiri.

Sipas Kodit Penal kanosja per shkak te detyres perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.  Pas dorezimit te kallezimit penal, i cili kryhet per here te pare ne emer te nje grupi parlamentar, pritet vendimi i Prokurorise se Pergjithshme, nese do t’i hape rruge hetimit, cka do te thote se, nese kjo ndodh, atehere do te duhet qe organi i akuzes te kerkoje autorizim nga Parlamenti per heqjen e imunitetit te deputetit socialist Tom Doshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA