Kryeministri Sali Berisha ka cuar më tej akuzat ndaj Ramiz Alisë për Masakrën e Tivarit. (UPDATE)
Ai kërkoi sot ngritjen e nje grupi hetimor parlamentar për këtë ngjarje, të cilën e konsideroi si një ndër krimet më të rënda të Luftës së Dyte Botërore.
Berisha e akuzoi Ramiz Aline se po punon per te ricikluar diktaturen permes aktivizimit te bllokmeneve te rinj ne Partise Socialiste
“Nuk mund të thotë Ramiz Alia se duhet t’i gjejnë kosovarët autorët e masakrës. Ky xhelat nuk mund t’i lajë duart nga kjo ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë Komisionin Hetimor që të mbledhë cdo fakt, cdo dëshmi dhe t’i bëhet e qartë të gjithëve cfarë loje luajti klika e Enver Hoxhës. Ramiz Alia ka qenë në atë periudhë komisari i divizioneve që shkuan në Kosovë dhe sot boton libër për të na treguar se cilat ishin të mirat e komunizmit”, u shpreh Berisha. (vijon)
Top Channel