Serbia duhet të mësohet me atë se Kosova është e pavarur dhe se në të ardhmen duhet të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ish-negociatori për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtisaari, deklaron se pakoja e hartuar prej tij për statusin e Kosovës është për gjithë territorin e Kosovës dhe jo për ndarjen e vendit.

Ish-presidenti finlandez ka thënë se vendimi i GJND-së do të shtyjë proceset edhe në veri, prandaj për implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës nevojitet kohë.

Ahtisaari ka deklaruar se Kosova do t’i bashkohet BE-së, sepse nuk ka rrugë tjetër, ndërsa thekson se prioritet për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe se zbatimi i pakos duhet të ecë përpara.

Top Channel