Vazhdojnë kontrollet nga autoritetet e EULEX-it në kuadër të hetimeve lidhur me abuzimet në Ministrinë e Transporteve.

Një muaj pasi policia ushtroi kontroll në zyrën dhe në shtëpinë e ministrit Fatmir Limaj, autoritetet sekuestruan së fundi një server të kësaj ministrie si dhe kryen një aksion në zyrat komunale në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e EULEX-it.

Kontrolli i hetuesve ka vazhduar edhe në një zyrë komunale në Gjilan.

Autoritetet po hetojnë për pastrim parash, shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe nxitje rryshfeti.

Top Channel