Sllovenia mbajti ditën e sotme referendumin popullor për të miratuar ose refuzuar marrëveshjen kufitare me Kroacinë.

Autoritetet njoftojnë se janë numëruar rreth 20 përqind të fletëve të votimit ndërkohë që rezultati i plotë do të shpallet në orët e vona të mbremjes së dielë.

Ndërkaq, mediat vendase në rezulatet parapraket të njoftuara prej autoriteteteve zgjedhore, publikojnë se marrëveshja kufitare me Kroacinë po shkon drejt miratimit popullor, megjithëse citojnë ato është ende herët për të folur, pasi duhet parë rezultati përfundimtar i referendumit.

Sllovenia dhe Kroacia nënshkruan një marrëveshje kufitare vitin e shkuar për përcaktimin e vijës kufitare mes dy vendeve duke i dhënë fund konfliktit 18 vjeçar të demarkacionit kufitar.

Top Channel