Gates: Diplomacia me Phenianin, e vështirë
06/06/2010 09:30
SHBA deklaron se është shumë e vështirë që negociatat me Korenë e Veriut të ecin përpara.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates thekson se diplomacia mund të bëjë shumë pak përballë një regjimi të tillë.
“Derisa regjimi të mendojë për atë që mendon për të pjesa tjetër e botës dhe nuk kujdeset për mirëqënien e popullit të tij, nuk ka shumë gjëra për të bërë përvecse të jemi gati për një ndërhyrje ushtarake”, shprehet Gates.
Sipas tij, sanksionet e reja ndaj Phenianit pas fundosjes së anijes koreano-jugore, pak do ta dëmonin vendin komunist.
Top Channel