Francë, e harron në makinë, vdes vajza 16 muajshe
06/06/2010 12:00
Franca është shokuar nga pakujdesia e një nëne, e cila la në makinë për rreth 4 orë të bijën 16 muajshe, e cila nuk arriti të mbijetojë.
Gruaja nga lagjia Arcueil e Parisit është ndaluar nga policia. Ishte një vajzë që dha alarmin dhe ne vendngjarje mbërritën forcat e policisë bashkë me zjarrëfikësit e mjekët.
Gruaja punon si operatore në kompaninë e telefonave Orange dhe ajo është martuar me një polic. Pasi kaloi natën në spital tek fëmija i sëmurë, ajo shkoi në shtëpi dhe u rinis për në punë duke harruar në sediljen e pasme fioshnjen 16 muajshe.
Top Channel