Selanik, të rinjtë, nudo me bicikleta
05/06/2010 12:25
Të përpiktë në takimin e tyre vjetor, të rinjtë dhe të rejat e Selanikut kanë hequr rrobat e tepërta dhe kanë dalë me bicikleta në rrugët e qytetit.
Ata kanë protestuar kundër ndotjes së ambjentit dhe në të kanë marrë pjesë edhe persona invalidë, ose të paralizuar.
Ata kanë kërkuar përdorimin e energjive të pastra dhe uljen e vartësisë së makinave nga nafta.
Protesta në fjalë zhvillohet në 73 qytete në vende të ndryshme të botës dhe ka të njëjtin qëllim, uljen e ndotjes së ajrit në metropole.
Top Channel