Rama: Do vijojmë betejën për transparencën

05/06/2010 12:50

Kryetari i PS, Edi Rama ka rikonfirmuar nga Korca qëndrimin e palëkundur të opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Rama ka theksuar se PS nuk do ta ndalë kurrë betejën e saj dhe ka nënvizuar se ajo është e gatshme t’u rikthehet protestave në cdo moment.

“Nuk ndalemi në betejën tonë. Ajo vazhdon dhe ne nuk do të prapsemi për asnjë moment. Greva dëshmoi se në PS ka fuqi morale dhe ne jemi gati të protestojmë në të gjitha mënyrat. Do t’i shkojmë deri në fund betejës tonë për t’i hapur rrugë transparencës”, ka deklaruar Rama.

Më tej kreu i socialistëve e ka vënë theksin tek situata e rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin, duke u shprehur se ajo ka ardhur si pasojë e krimit elektoral të qeverisë.

“Rrënimi ekonomik është rezultat i mungesës së transparencës dhe krimit elektoral. Cdo ditë rriten cmimet, mbyllen vendet e punës dhe bie fuqia blerëse”, ka pohuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA