Princi i Kentit, së bashku me një delegacion me biznesmenë të njohur nga Britania e Madhe po vizitojnë shumë ndërmarrje dhe kompani të rëndësishme prodhuese në Kosovë.
Qëllimi i vizitës së afaristëve britanikë është identifikimi i kompanive ku ata mund të investojnë në të ardhmen.
Pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme nga vizita e tij në Trepcë të Mitrovicës, deri tek fabrika e verërave në Rahovec, “Stone Castle”, princin Michael të Kentit duket se shija e verës e relaksoi.
“Është kënaqësi e madhe të shoh kaq shumë verë. Për mua është hera e parë që vizitoj Kosovën dhe po shijoj një verë të shkëlqyer. Ju keni mundësi reale për investime dhe përfitime të mëdha. Uroj që këto pasuri të vendit të jenë të njohura në shumë vende të botës”, është shprehur princi Michael.
Top Channel