Ndërmarrja e Pastrimit në Fier prej tri ditësh është duke kryer një aksion për larjen me ujë të segmenteve kryesore dhe atyre brenda qytetit.
Gjithçka ka ardhur si pasojë e ndotjes së tyre nga mbetjet inerte dhe baltat, që shkaktohen nga firmat e ndërtimit që kanë hapur gropa për objektet e reja.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, Vangjel Ndreko, deklaron se aksioni konsiston në dy drejtime që kanë të bëjnë me pastrimin e qytetit me ujë, si dhe ndëshkimin e atyre firmave që shkaktojnë ndotjen.
Situata: Mbi 20 firma në Fier janë duke kryer fazën e parë të fillimit të ndërtimit të objektit të tyre të radhës.
Kjo fazë e parë konsiston në hapjen e gropës për themele. Transporti i inerteve dhe i baltës, si dhe punimet bëjnë që shumë segmente kryesore dhe dytësore të qytetit të Fierit të ndoten.
Drejtori i pastrimit, Vangjel Ndreko, tregon se firmat e ndërtimit nuk respektojnë rregullat teknike për transportin e inerteve.
Po ashtu, sipas drejtorit Ndreko, te sheshet e ndërtimit asnjë nga firmat nuk përmbush kushtet e mbrojtjes së mjedisit.
Top Channel