Meta-Prifti: Mbështetje bizneseve prodhuese
05/06/2010 11:55
Zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti zhvilluan sot një takim me shoqatat e biznesit vendas.
Përfaqësuesit e sipërmarrjeve të ndryshme u kërkuan përfaqësuesve të qeverisë që të mos paguajnë TVSH-në për eksportet dhe lehtësimin e procedurave.
Nga ana e tij, ministri Prifti u ka premtuar biznesmenëve se qeveria do të mbështesë me kredi të buta bizneset prodhuese në vend.
Top Channel