Rreth 2 mijë homoseksualë protestuan mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin grek Athinë.

Pjestarët e komunitetit gay u mblodhën me pankarta në duar përpara parlamentit grek.

Ata kërkuan prej qeverisë greke t’u japë të drejta si në çdo vend tjetër të Europës, duke pretenduar që shteti grek të lejojë martesat mes homoseksualëve, t’u krijojë mundësinë e shërbimit në ushtri dhe polici si dhe një sërë kërkesash të tjera.

Pankartat e tyre shkruanin: “Jemi kudo”. Shoqata e homoseksualëve greke i ka bërë thirrje të gjithë këtij komuniteti të mos fshihet, por të deklarojë hapur preferencat e tij seksuale.

Parada gay, tashmë është kthyer në event të përvitshem në Athinë.

Për të marrë pjesë në kyeqytetin grek mbërrijnë homoseksualë edhe nga vendet e tjera të Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA