Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë Thaci, e cila sipas tij për shkak të aferave korruptive po dëmton imazhin e Kosovës.

“Raportet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me Kosovën vazhdojnë të jenë negative”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për shtyp.

Kreu i AAK-së ka kritikuar edhe krijimin e fondit për mbrojtjen e Fatmir Limajt, duke u shprehur se përmes këtij fondi po mbrohet një ministër i korruptuar.

Top Channel