Sindikatat greke zbresin sërish në shesh kundër planit anti-krizë dhe reformës së pensioneve që qeveria Papandreu do të cojë në Parlament.

Ndërsa punonjësit e sektorit të turizmit kanë njoftuar mbajtjen e grevave, konfederatat e punonjësve të sektorit publik kanë organizuar për sot një manifestim të madh në Athinë.

Sipas agjencive lokale të lajmeve, korteu do të mblidhet në qendër të kryeqytetit helen dhe do të marshoje deri tek selia e Parlamentit, ku do të kundërshtojë reduktimin e rrogave dhe pensioneve.

Top Channel