Financat: Treguesit në rritje

05/06/2010 20:35

Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldedaj ka deklaruar se janë përmirësuar të dhënat për importin dhe eksportin krahasuar me të dhënat e një viti më parë.

“Importi i makinerive dhe pajisjeve duke krahasuar vetëm muajin maj të këtij viti me muajin maj të vitit të kaluar kemi 4.1 miliardë lekë eksporte, nga 3.7 që ishin në muajin maj të vitit të kaluar, ose 10.3 përqind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Importet gjithsej në maj të vitit 2010 kemi 33.3 miliardë lekë importe, në maj të vitit të kaluar kemi 32.5 ose 2.5 përqind më shumë importe. Të ardhurat nga importet: në vitin 2010 kemi 10.2 miliardë lekë nga 8.8 nga i njëjti muaj i vitit të kaluar ose 15.3 përqind më shumë në volum, ose 3 përqind më shumë sesa të programuar”, u shpreh Haldedaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA