Eksportuesit kërkojnë lehtësi

05/06/2010 15:15

Biznesi i fasonistëve dhe shoqata e eksportuesve i kërkojnë qeverisë lehtësi fiskale për të përballuar pasojën e krizës ekonomike. Në një takim me ministrin e Ekonomisë Prifti dhe zëvendëskryeminitrin Meta ekspotuesit kërkuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet.

“Nëse futen makineritë dhe pajisjet nuk paguhej në doganë, kjo skemë u ndryshua dhe tani duhet të paguhet TVSH-ja. Kjo TVSH duhet tw kalojw pwr biznesin”, është shprehur Alban Zusi, eksportues.

Ministri i Ekonomisë premtoi se propozimet e biznesit do të shqyrtohen, por do të jetë qeveria që do të vendosë.

“Disa nga çështjet janë të zgjidhshme si çështja e rimbursimit të TVSH-së. Mundet të bëjmë edhe faljen e kamat-vonesave”, theksoi Prifti.

Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti importi i makinerive dhe pajisve ka rënë 22 përqind krahasuar me një vit më parë, duke qenë një paralajmërim i madh për rënien e investimeve nga biznesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA