Eksportet e energjisë nuk i mbulojnë borxhet

05/06/2010 08:45

Megjithëse Shqipëria po përjeton vitin më të mirë hidrik në më shumë se një dekadë, të ardhurat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare nga eksportet duket se nuk do të mjaftojnë për të shlyer më shumë se gjysmën e borxheve që KESH-i ka tërhequr nga bankat tregtare të vendit.

Deri në fund të qershorit, KESH-i pritet të sigurojë 60-70 milionë euro nga eksportet e energjisë, ndërkohë që të gjitha të ardhurat e korporatës gjatë vitit 2009 qenë më pak se 60 milionë euro.

Por kreditë e përgjithshme që KESH-i ka tërhequr gjatë krizave të viteve 2007-2009, arrijnë në rreth 90 milionë euro.

Për më tepër, pavarësisht se është deklaruar zyrtarisht që të ardhurat nga shitja do të përdoren për shlyerjen e borxheve, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredive për ndërmarrjet jofinanciare publike, nuk janë pakësuar. Në fund të prillit ato qenë 11.6 miliardë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA