Kryeministri i republikës serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm kosovar Skënder Hyseni, se BeH do të njohë së shpejti Kosovën.

“Paralajmërimi i shefit të diplomacisë kosovare është një iluzion. Këto janë ëndrra të shkreta të një ministri të një shteti ilegal, të cilat nuk duhet të merren seriozisht”, ka deklaruar Dodik.

Ai ka shtuar më tej se nuk ka biseduar me përfaqësuesit e tjerë të pushtetit në Bosnje për këtë cështje, “pasi qëndrimi i Sarajevës ndaj saj është i qartë dhe i njohur”.

Top Channel